Zyrtarizohet mesfushori i Gjermanisë

August 1, 2024
1 minut lexim

Përforcim në mesfushë për Borussian e Dortmundit.

Nënkampionët e Europës kanë zyrtarizuar afrimin e Pascal Gross nga anglezët e Brightonit.

33-vjeçari, i cili vitin e kaluar debutoi me kombëtaren e Gjermanisë, është afrimi i tretë për verdhezinjtë. Që më parë kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit Anton dhe sulmuesit Guirassy.

7 sezone kaloi Gross te “Pulëbardhat”, duke zhvilluar në total 228 ndeshje me Brightonin, ndërkohë që ka firmosur për 2 vite me Dortmundin.

“Jam i lumtur që do të luaj me Borussian e Dortmundit. Nënshkrimi me këtë klub është një arritje e madhe për mua.

Sepse kam qenë tifoz i Dortmundit që kur isha fëmijë. Do të bëj maksimumin për të shpërblyer besimin e drejtuesve”, u shpreh mesfushori gjerman.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Furtuna shiu afrohen në Ballkan, pastaj edhe në Kosovë!

Story i radhës

Heidi dhe Romeo publikojnë foto teksa shijojnë pushimet

Të fundit nga

ShkoLartë