Zyrtari Adem Mazreku, pranoi mirënjohjen për kontributin dhënë në Administratë

Zyrtari i Komunës së Malishevës, Adem Mazreku, sot e ka pranuar mirënjohjen e dhënë nga Ministria e Punëve të Brendshme, për kontributin e dhënë në fushën e administratës publike për vitin 2019. Kjo mirënjohje është ndarë në kuadër të shënimit të 23 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil.

Sot këtë mirënjohje, zyrtarit Mazreku, ja kanë dorëzuar, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku dhe menaxheri i personelit në Komunën e Malishevës, Gani Bahtjaraj.

Kryetari Begaj, drejtori Mazreku dhe menaxheri personelit, Bahtjaraj, e kanë uruar zyrtarin Adem Mazreku për kontributin e dhënë shërbimin administratës publike në Komunën e Malishevës, për përkushtimin e tij në punë, duke u bërë shembull për të gjithë.

Image
Ngjarja paraprake

Krehëri- Dëmtimet në flokë dhe përdorimet e tij

Ngjarja e ardhëshme

Këshilli i Ambasadorëve dhe opozita me kritika për përzgjedhjen e ambasadorëve të rinj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian