Zyrtarët policorë ndihmojnë qytetarët në Drenas

Përkundër reshjeve të borës, zyrtarët policorë po vazhdojnë të ndihmojnë qytetarët në Drenas.

Në disa fotografi që janë shpërndarë në rrjetet sociale, shihen policët duke ndihmuar shoferët në orët e vona të mbrëmjes, duke orientuar ata që të mos hyjnë në zonat ku ka më shumë ujë.

Gjatë ditës së sotme si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës shumë rrugë në Drenas dhe komuna tjera janë bllokuar. Ndërsa, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se pas vërshimeve që kanë ndodhur në disa komuna të Kosovës, mund të kërkohet edhe angazhimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përmbytje kanë ndodhur në komunën e Drenasit, Prizrenit, Malishevës, Rahovecit, Pejës, Klinës, Gjakovës, Junikut dhe Pejës,

Në Komunën e Drenasit – uji ka depërtuar nëpër oborre të shtëpive në Poklek, Krajkovë, Tërstenik, Shtrumbullovë, Komoran dhe në qendrën e qytetit.

Ngjarja paraprake

​Vërshimet në Gjakovë, evakuohen nëntë familje të rrezikuara

Ngjarja e ardhëshme

Notat e lojtarëve, Borussia M’Gladbach 3-2 Bayern Munich: Hoffman yll i ndeshjes

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian