Zyrtare: Milani nënshkruan me norvegjezin Hauge

Milani ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e Jens Petter Hauge nga klubi norvegjez Bodo/Glimt.

Hauge, i cili bëri përshtypje kundër Milanit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës javën e kaluar, ka nënshkruar një marrëveshje deri në qershor 2025 me Rossonerët.

Është vet klubi italian nga San Siro që ka konfirmuar transferimin e norvegjezit me anë të faqeve të tyre zyrtare në rrjetet sociale.

“AC Milan është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e përhershëm të Jens Petter Hauge nga FK Bodo/ Glimt”.

“Sulmuesi norvegjez bashkohet me Rossonerët deri më 30 qershor 2025”.

“Sulmuesi do të veshë fanellën me numrin 15”, thuhet në deklaratën e Rossonerëve.

Ngjarja paraprake

Filipçe: Të shëruarit nga Kovid-19 të dhurojnë plazmë

Ngjarja e ardhëshme

Vaksinimi kundër gripit sezonal do të fillojë në shtëpinë e të moshuarve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian