Zyrtare: Migjen Basha rikthehet në Evropë

Migjen Basha rikthehet në Europë dhe riniset nga Neuchatel Xamax.

Ish-mesfushori i kombëtares zvicerane është zyrtarizuar si përforcimi më i ri i skuadrës së Challenge League tek e cila vjen pas eksperiencës në Australi me Melbourne Victory.

Basha i cili për pjesën më të madhe të karrierës së tij është aktivizuar në Itali, do të luajë për herë të tretë në Zvicër pas eksperiencave me Laussane dhe Luzern, ndërsa ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Xamax.

Shkon në 4 numri i lojtarëve që dhanë kontributin e tyre në kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016-të dhe që tashmë aktivizohen në kategorinë e dytë zvicerane, sepse Shkëlzen Gashit që luan me Aarau, Burim Kukelit që aktivizohet te Kriens dhe Ermir Lenjanit që luan me Grasshoppers u është shtuar edhe Migjen Basha.

Ngjarja paraprake

Nëntë gjuhët më të thjeshta për t’u mësuar nëse dini anglisht

Ngjarja e ardhëshme

Sondazhet e vendosin në një pozitë që askush nuk ishte në 193 vitet e fundit: Biden ka epërsi që vështirë se mund ta përmbys Trumpi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian