Zyrtare: Enis Gavazaj i bashkohet Prishtinës

Prishtina ka njoftuar se ka transferuar Enis Gavazajn, që edhe në të kaluarën ishte pjesë e tyre.

Mesfushori 25-vjeçar ka luajtur në skuadra si Rosalare, Skënderbeu, Yenisley, Dinamo Minsk dhe së fundmi te Kukësi.

Gavazaj është shprehur shumë i lumtur që u rikthye te Prishtina, mirëpo ka pranuar se skuadra ka ndryshuar shumë që nga koha e tij e parë.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë dhe pa ndërhyrje të Prishtinës:

Mirë se vjen Enis!
Gavazaj sërish bardhekaltër

Prishtinë, 5 tetor 2020 – Mesfushori ofensiv i krahut, Enis Gavazaj, 25 vjeç, rikthehet në Prishtinë pas shtatë vitesh. I transferuar si talent i madh nga Liria në janar të vitit 2012 si 17 vjeçar, me FC Prishtinën për një vit e gjysmë pati zhvilluar 22 ndeshje zyrtare. Pas turneut U19 në Dortmund, Gavazaj ishte transferuar te skuadra belge, Gent. Pjesë tjetër të karrierës së Gavazajt e dini të gjithë duke përfunduar deri te anëtar i Kombëtares së Shqipërisë.

Ish-futbollisti i Rosalare (Belgjikë), Skënderbeut, Yenisey (Rusi), Dinamo Minsk (Bjellorusi) dhe së fundi në Kukës, do t’i bashkohet Prishtinës menjëherë në seancat stërvitore.

T’i ndihmoj klubit siç më kishte ndihmuar klubi mua shumë vite më herët

“Kthimi në Prishtinë më shtyu ambiciet e klubit. Ka ardhur koha t’i ndihmoj klubit siç më kishte ndihmuar klubi mua shumë vite më herët. Kam ardhur për të mirën e dyanshme”.

“Prishtina prej kur isha unë ka ndryshuar shumë, vetëm pak bashklojtarë që kam pasur më herët ende janë pjesë e klubit. Ka ndryshuar stadiumi e që tani është ambient shumë më i mirë se që ka qenë”.

“E njoh ekipin, e përcolla edhe dje me Llapin, më pëlqeu, thjesht duhet punë dhe me këtë ekip besoj që mund të arrijmë shumë lart”.

“Premtoj më të mirën nga ana ime, gola dhe asistime”. 

Ngjarja paraprake

Pendarovski në takim me ambasadorin rumun Stanilla

Ngjarja e ardhëshme

Protestë e nxënësve të shkollave të mesme në Kërçovë kundër mësimit onlajn

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian