Zyrtare: Chelsea bëhet me drejtor teknik të ri

Chelsea e ka bërë zyrtare emërimin e Christopher Vivell, i cili i bashkohet klubit menjëherë në rolin e drejtorit teknik.

Vivell i bashkohet Chelseat nga RB Leipzigut, ku ishte përgjegjës për transferimet dhe gjetjen e talentëve të ri në të gjitha grupmoshat.

Gjatë kohës së tij RB Leipzigu ai gjithashtu koordinoi strategjinë e përgjithshme për ndërtimin dhe rekrutimin e skuadrës në grupin më të gjerë të futbollit të Red Bullit.

Vivell në të kaluarën ishte pjesë e RB Salzburgut në Austri për pesë vite, ku edhe aty ishte në rolin e rekrutimit dhe ndërtimit të skuadrës.

“Chelsea është duke ndërtuar projektin më fantastik në botën e futbollit dhe jam tejet krenarë që po i bashkohem klubit. Ka shumë potencial për klubin që të vazhdojë të ketë sukses, të ndërtohet dhe të ngritët lartë. Nën urdhrat e pronarëve të rinj, Graham Potter dhe pjesës së gjerë të ekipit sportiv, ekziston një filozofi e qartë dhe e qëndrueshme e mbështetur nga analiza e performancës, të dhënat dhe inovacioni, dhe mezi pres të luaj një rol në këtë”, tha Vivell.

Në anën tjetër, pronari i Chelseat, Todd Boehly tha:

“Ne jemi të kënaqur që Christopher po e merr këtë rol tejet të rëndësishëm në klub. Puna e tij në Gjermani dhe Austri flet vetë. Ne besojmë se ai do të vazhdojë punën e tij të mirë te Chelsea. Ai do të dhurojë përkrahje të rëndësishme për Graham dhe grupin e pronarëve dhe të luaj një rol vital për të avancuar vizionin tonë të klubit”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjilani organizon festën tradicionale të falënderimeve “Darka e Lamës”

Story i radhës

“Për kartën 8o mijë lekë, për patentë greke 100 euro”, zbardhen përgjimet e falsifikatorëve në Tiranë

Të fundit nga