zyrtare abdukodir khusanov lojtari i ri i man cityt 678eaa4934828

Zyrtare: Abdukodir Khusanov, lojtari i ri i Man Cityt

January 20, 2025
1 minut lexim

Manchester City ka njoftuar afrimin e Abdukodir Khusanov nga Lens, me lojtarin që ka nënshkruar për katër vjet e gjysmë, ndërsa do të barttë fanellën me numrin 45.

Lojtari nga Uzbekistani do të bashkohet me skuadrën e Pep Guardiolës për pjesën e dytë të sezonit 2024/25, ndërsa kontratën e tij që e mban të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2029.

Khusanov iu bashkua skuadrës franceze Lens nga klubi bjellorus Energetik-BGU në verën e vitit 2023, ku shumë shpejt u konsideruar si një nga mbrojtësit e rinj më emocionues në Ligue 1.

Vetëm 20 vjeç, qendërmbrojtësi ka tashmë 18 paraqitje për vendin e tij.

“Jam absolutisht i lumtur që i bashkohem Manchester Cityt, një klub që e shikoj me endje për një kohë të gjatë”.

“Kjo skuadër është plot me lojtarët më të mirë në botë dhe mezi pres t’i takoj dhe të luaj përkrah tyre”.

“Dhe sigurisht që Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mëdhenj ndonjëherë dhe unë jam shumë i emocionuar të mësoj prej tij dhe të përmirësoj lojën time edhe më shumë”, deklaroi ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kosove pritshmerite e qytetareve nga administrata e re amerikane 678ea68a4dcbe
Story i mëparshëm

Kosovë, pritshmëritë e qytetarëve nga administrata e re amerikane

drejtori i fbi se ne detyre paul abbate del ne pension ndersa senati shqyrton te emeruarin e presidentit trump kash patel 678eadd07517d
Story i radhës

Drejtori i FBI-së në detyrë, Paul Abbate del në pension ndërsa Senati shqyrton të emëruarin e Presidentit Trump Kash Patel

Të fundit nga

Ndahet nga jeta diplomati Shaban Murati

1 Tiranë, 14 shkurt – Sot në orët e para të mëngjesit të 14 shkurtit u nda nga jeta diplomati shqiptar Shaban Murati, në moshën 79-vjeçare. I lindur më 2 shtator 1945,
ShkoLartë