Zyrat Rajonale të FSHF seleksionim me 3 grup-mosha

Federata Shqiptare e Futbollit po vijon punën me seleksionimet e futbollistëve të rinj të grup-moshave 2008, 2009, 2010 në të gjitha zonat rajonale të vendit.

Seleksionimet janë përmbyllur këtë javë edhe në Zyrat Rajonale të Fierit dhe Gjirokastrës, nën drejtimin e specialistëve të Drejtorisë Teknike si dhe trajnerëve të ekipeve përfaqësuese rajonale dhe ekipeve kombëtare të moshave.

Zyra Rajonale e Fierit i ka zhvilluar seleksionimet në ambientet e stadiumit të Apolonisë me rreth 194 futbollistë të pranishëm, ku 68 ishin të datëlindjes 2008, 66 të datëlindjes 2009 dhe 60 lojtarë të datëlindjes 2010.

Lojtarët e rinj janë ndjekur nga afër nga trajneri i Kombëtares U-20, Iljaz Haxhiraj, si dhe trajnerët e ekipeve të moshave, të cilët kanë pasur mundësinë të evidentojnë elementet e reja, të cilët do të vazhdojnë më tej përgatitjet për Turneun e Përfaqësueseve Rajonale që organizohet nga Federata e Futbollit.

Seleksionimet u përmbyllën edhe në Zyrën Rajonale të Gjirokastrës, ku u paraqitën 89 futbollistë, 30 prej të cilëve i përkisnin datëlindjes 2008, 32 datëlindjes 2009 dhe 27 datëlindjes 26.

Deri më tani, seleksionimet janë mbyllur në gjashtë zyra rajonale, ku numri më i lartë i lojtarëve të paraqitur ka qenë në Tiranë.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

“Qeveria po bën monologje”/ Açka: Ju ka zënë meraku me ‘Foltoren’ e Berishës, gjë e mirë që e keni makth

Ngjarja e ardhëshme

Disa nga produktet bukurie që nuk ju duhen domosdoshmërisht

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian