Zyra e BE dhe provokimet serbe kundër Kosovës

Një flamur serb mbi hartën e Kosovës, ishte provokimi serb i radhës kundër Kosovës.• Ky provokim vjen nga numri (1) i Serbisë. Çka do të thotë porosia e BE: Palët duhet të përmbahen?

prezantoi mungesën e vullnetit serb për dialog më shqiptaret. Kjo edhe një herë vërteton të dhënën së Serbia është bashkëpunuese vetëm kur nuk ka rrugë tjetër. Ky provokim është lojë serbe për të shantazh ndaj, BE-në dhe këtë do ta bëjë sa herë që e sheh të përshtatshme.

Mos reagimi i Qeverisë në ikje si dhe asaj në ardhje ishte dëshpërues për shqiptaret e Kosovës. Zyra e BE edhe pse reagojë më vonesë këtë provokim serb ia pjesëtoj pa të drejt edhe Kosovës. Zëdhënësi i BE-së, PeterStano thotë:” Serbia dhe Kosova duhet të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat që janë kundër produktivë për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre dhe punës, për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse”.

Pse i tërhiqet vërejtja Kosovës pasi që kjo nuk kishte provokuar, Serbinë më asnjë veprim apo deklaratë?. BE-ja si duket heziton të ia thotë troç Serbisë që të mos provokojë, por e zbutë reagimin më një vërejtje për të dy palët, që nuk është fare racionale. Pse? që nga përfundimi i bombardimeve humanitare të NATO-s Serbia nga BE, trajtohet me përkëdhelje dhe nuk i tregohet vendi i shtetit kriminel, që realisht i takon. Jo vetëm tash por që nga pas lufta sa herë iu ka tërhequr vërejtja Serbisë kjo iu ka bërë edhe Kosovës që të përmbahen nga deklaratat jo produktive për të mos e dëmtuar ambientin e dialogut për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Kosovës i tërhiqet vërejtja ani pse Kosova asnjë herë nuk ka dalë më deklarata radikale për kundër arsyes që e ka.

Përfaqësuesi i BE MirosllavLaçak që nga ardhja në këtë post ka vërtetuar qëndrimin e tij skeptik për marrëveshjen dhe ka mbajtur anën e Serbisë në secilin deklarim të tij sikur të ishte ministër i Serbisë. Politika e Serbisë deri tash ka treguar së ka qëndrim të pa ndryshueshëm nga parimet kriminale të SllobodanMillosheviqit. Ndërkaq në raport më këto qëndrime kriminale të Serbisë; brengos qëndrimi i plogësht dhe i pa dizajnuar mirë i Kosovës. Kjo plogështi ka ndikuar edhe në qëndrimin lojal, aktual të BE, ndaj Serbisë. Politika e Kosovës duhet të jetë aktive dhe kreative për të prodhuar kualitete të reja në marrëdhëniet më Serbinë. Serbia kërkon të fitojë diçka nga Kosova.

Ndërsa Kosovës i ka shumë borxhe dhe duhet të përgjigjet për krime të luftës. Daçiq kritikon serbet që tregojnë vendndodhjen e varrezave masive të më shqiptarë të vrarë. Pse BE i lejon Serbisë talljen më viktima të luftës dhe familjet shqiptare të viktimizuara? Këtë Daçiqe deklaron publikisht dhe nuk e dëgjon Laçak, nuk ka reagime adekuate. Qëndrimi i pa çartë i Brukselit për çështje të Kosovës, pa objektiv të dalluar, stimulon provokimet serbe.Çfarë do të presim nga ky dialog dhe këto negociata më këtë skepticizëm të përcjella në vazhdimësi me provokime dhe ofendime në ven të kërkim faljes?. Besimi qytetar për çdo ditë me arsye po venitet. Kosova duhet të kërkojë mbështetje përfundimtare nga SHBA. Ndërsa duhet të aplikoj përvojat e mira të Izraelit në krijimin e shteti të fort edhe kur është i vogël.

Me një shtet të tillë Serbia pranon dialog konstruktiv. BE- ja duhet të ndal kërcënimet e pasardhësit të Millosheviqit dhe të mos pres që në këto kërcënime të reagojë Kosova dhe pastaj të vihet shenja e barazimit në mes të një shteti viktimë dhe një shteti kriminel, madje tradicionalisht kriminel. Këto kërcënime nuk dëmtojnë vetëm dialogun por rrezikojnë stabilitetin në Ballkan dhe rajon. Këtë e vërteton historia e Ballkanit si katastrofa të përsëritur disa herë nga Serbia.Serbia tanidhe ne vazhdimësi kanë qenë dhe mbetën bombë e kurdisur, komandën për ndezjes e ka në Moskë.Vuqiq do të duhej të ishte prapa grilave për krimet të luftës në Bosnjë dhe Kosovë. Qeveria e re ka marr obligim që të filloj pa u vonuar ngritjen e padive për krimet serbe në Kosovë.

Ngjarja paraprake

“U dashurova me atë lule”- Genta Ismajli tregon si e pritën prindërit lidhjen me biznesmenin turk dhe planet për martesë: Propozimi …

Ngjarja e ardhëshme

Mar-a-Lago, kompleksi bregdetar pronë e ish-Presidentit Trump, pjesërisht i mbyllur nga infektimet me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian