Zynga mbyll dikur lojën më popullore në Facebook

Pas 11 vitesh FarmVille do të mbyllet përgjithnjë. Loja nuk do të jetë më e disponueshme pas datës 31 Dhjetor bëri të ditur zhvilluesi Zynga.

Ndërsa njerëzit sot nuk e luajnë lojën aq shumë sa dikur, popullariteti i saj konsistonte në miliona lojtarë në fillimet e vete.

FarmVille është loja me të cilin lojtarët mund të ndërtonin kopshtet e tyre së bashku me miqtë. Për vite me radhë qëndroi loja më e luajtur në rrjetin social Facebook.

Por me Adobe që planifikon të bllokojë dhe eliminojë Adobe përgjithnjë, zhvilluesit e FarmVille kanë vendosur të braktisin lojën.

Blerjet brenda aplikacionit do të jenë të disponueshme deri më 17 Nëntor kur sistemi i pagesave të lojës do të mbyllet gjithashtu. Ende ju mund të luani deri më 31 Dhjetor dhe kreditet që keni në përdorim duhet të përdoren deri atëherë. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Gratë e Zodiakut që rrëmbejnë më shumë zemrat

Ngjarja e ardhëshme

Përshkallëzohet konflikti në Azerbajxhan, vritet një gjeneral dhe dy kolonelë armen

të fundit nga