Zvogëlohet niveli i ujit të Vardarit në Jegunovce

Shkup, 6 tetor 2020 (MIA) – Për 66 centimetra është më i ulët  niveli i ujit të Vardarit  në vendin matës në Jegunovcë nga mesatarja për këtë periudhë të vitit dhe është 16 centimetra nën minimumin, ndërsa në tre stacionet tjera matëse lumi është në korrnizat e mesatares dhe me zvogëlim të dobët, tregojnë matjet  e fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Katër centimetra nën minimumin është edhe niveli i Treskës në vendin matës në Makedonski Brod.

Zvogëlim të  nivelit të ujit për një centimetër në krahasim me  ditën e djeshme ka në Liqenin e Dojranit, ndërsa te dy liqenet tjera natyrore  ai është i njëjtë me periudhën e djeshme.

Megjithatë, niveli i Liqenit të Dojranit është për 2,77 metra më i lartë nga mesatarja për tetorin, ndërsa te Liqeni i Ohrit dhe i Prespës niveli i ujit është më i ulët nga mesatarja dhe atë për 1,35 metra  në Liqenin e Prespës, gjegjësisht për 14 centimetra në Liqenin e Ohrit.  sa/

Ngjarja paraprake

Rama: Pagat e mjekëve do të rritet 40%, për mësuesit 15%

Ngjarja e ardhëshme

Ky është plani i ri i organizimit të dasmave në Kosovë

të fundit nga