Zvicra vendos karantinë për të ardhurit nga këto shtete

Udhëtarët
nga Kanadaja, Rusia, por edhe nga Berlini dhe Hamburgu, do të duhet t’i
nënshtrohen një karantine 10-ditore, duke filluar nga e hëna, nëse duan të
udhëtojnë në Zvicër, transmeton Gazeta Sinjali.

“Autoritetet shëndetësore konsiderojnë se
shkalla e infeksioneve të COVID-19 është shumë e lartë në këto rajone dhe
prandaj paraqet rrezik shëndetësor për popullatën e Konfederatës zvicerane”,
njoftuan burimet qeveritare, raporton ATSh.

“Udhëtarët nga këto zona duhet të
vetëkarantinohen për 10 ditë dhe të raportojnë te autoritetet kantonale brenda
dy ditësh. Kundërvajtësit do të gjobiten me 10 mijë franga zvicerane (afërsisht
9 300 euro)”, sqaruan ata.

Në listën e zonave të kuqe janë shtuar,
gjithashtu, disa rajone të Italisë (Kampanja, Sardenja dhe Veneto), të
Austrisë, Gjeorgjia, Irani, Jordania, Sllovakia dhe Tunizia.

Nga ana tjetër, Bolivia, Namibia, Republika Domenikane, Surinami dhe Trinidad e Tobago janë hequr. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

A do të mbyllen shkollat për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Kovid 19?

Ngjarja e ardhëshme

PDD me degë edhe në Obiliq

të fundit nga