Zvicra i kthen 100 milionë dollarë Uzbekistanit

Zvicra ra sot dakord t’i kthejë Uzbekistanit më shumë se 100 milionë dollarë, të cilat i ka sekuestruar gjatë një hetimi afatgjatë në lidhje me Gulnar Karimov, vajzën e ish-presidentit Islam Karimov.

Procedura penale kundër Karimov në Zvicër, e cila përfshin akuzat për pastrim parash përmes kontraktimit të punëve në sferën e telekomunikacionit, deri më tani ka rezultuar në sekuestrimin e 131 milionë dollarëve.

Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës tha se më shumë fonde nga asetet që mund të sekuestrohen në të ardhmen mund të konfiskohen.

Kontrata, e cila u nënshkrua në Bernë nga presidenti zviceran Ignazio Cassis dhe ministri uzbek i Drejtësisë Ruslanbek Davletov, do të jetë baza për krijimin e një fondi besimi nga i cili fondet do të përdoren për projektet e zhvillimit të qëndrueshëm në Uzbekistan.

“Fondi do të mundësojë që asetet e kthyera të përdoren për të mirën e qytetarëve të Uzbekistanit,” tha presidenti zviceran.

Islam Karimov sundoi Uzbekistanin për 27 vjet deri në vdekjen e tij në 2016, dhe vajza e tij Gulnara ishte dikur një biznesmene e suksesshme dhe përfaqësuese e vendit të saj në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.

Ajo u burgos në Uzbekistan në vitin 2019 për shkelje të arrestit shtëpiak pasi mori një dënim pesë-vjeçar për përvetësim dhe zhvatje në vitin 2015, megjithëse ajo mohoi çdo keqbërje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjendet i vdekur në moshën 41-vjeçare në banesën e tij këngëtari i famshëm britanik

Story i radhës

​Tetë ushtarë të tjerë rusë të dyshuar për krime lufte në Bucha

Të fundit nga