Zvicerani fiton 228 milionë franga në llotari

Është fitimi më i madh që një zviceran ka realizuar ndonjëherë që kur është lansuar Euromillions si llotari transnacionale, në vitin 2004, shkruajnë mediat zvicerane.

Se çmimi rekord i lotarisë Euromillions ka shkuar në Zvicër, njofton gazeta franceze “Le Parisien”.

Bëhet fjalë për 228 milionë franga (210 milionë euro) të cilat një zviceran tani mund t’i quajë të tijat. Fituesi i çmimit tani ka gjashtë muaj në dispozicion për të marrë paratë e fituara.

Kësaj here, një person i vetëm me fat merr për vete të gjithë çmimin e parë.

Numrat fitues të premten ishin: 6, 12, 22, 29 dhe 33 me yjet me numrat 6 dhe 11. Ndërsa një e qëlluar ishte me “5 plus 2”.

Fitimi i deridjeshëm rekord ishte 200 milionë euro (pothuajse 219 milion franga). Këtë e kishte arritur një francez, më 11 dhjetor të vitit të kaluar.

Përveç fituesit të çmimit të parë, 12 persona ndajnë paratë e çmimit për 5 numra të saktë dhe një yll.

Ngjarja paraprake

Valon Maloku me gjuhë degraduese: E bëjmë lojën kishte po të bie sapuni…!

Ngjarja e ardhëshme

​Majlinda Kelmendi tregon nëse do të pensionohet në fund të vitit 2021

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian