zverev e alcaraz ne raundin e katert triumfojne edhe sabalenka e gauff 678a451ac177b

Zverev e Alcaraz në raundin e katërt, triumfojnë edhe Sabalenka e Gauff

January 17, 2025
1 minut lexim

Ka nisur sot në Melburn raundi i tretë i grand slam-it të Australian Open në tenis. 

Në raundin e katërt shkon spanjolli Carlos Alcaraz, që mundi 3-1 (6-2, 6-4, 6-7, 6-2) Nuno Borges.

Nuk zhgënjen as numri 2 në botë, gjermani Alexander Zverev, që mundi 3-0 (6-3, 6-4, 6-4) Jacob Fearnley.

Te femrat, një biletë për më tej siguroi tenistja bjelloruse Aryna Sebalenka, numri 1 në botë.

Ajo fitoi 2-0 (7-6, 6-4) ndaj Clara Tauson.

Nga gara është eliminuar Naomi Osaka, që u tërhoq pasi humbi setin e parë (6-7) ndaj Belinda Bencic të Zvicrës.

Më tej është kualifikuar edhe tenistja amerikane Coco Gauff, numri 3 në botë, që mundi 2-0 (6-4, 6-2) Laylah Fernandez. Kualifikohen edhe spanjollja Paola Badosa, rusja Mirra Andreeva dhe rusja Anastasia Pavlyuchenkova.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kryeparlamentari gashi nderon skenderbeun ne 557 vjetorin e vdekjes se tij 678a446ad0584
Story i mëparshëm

Kryeparlamentari Gashi nderon Skënderbeun në 557 vjetorin e vdekjes së tij

pse ukrainasit kundershtojne uljen e moshes te rekrutimit 678a48de02257
Story i radhës

Pse ukrainasit kundërshtojnë uljen e moshës të rekrutimit?

Të fundit nga

ShkoLartë