Zv/ministrti Rexhepi takim pune me ambasadorin bullgar Duks

Zëvendës ministri për transport dhe lidhje, Bekim Rexhepi realizoi takim pune me ambasadorin e Hungarisë NË Republiken e Maqedonisë së Veriut SH.T Laslo Duks.

Në takim zëvendës ministri Rexhepi informoi për projektet kapitale që i ralizon Qeveria e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet Ministrisë për transport dhe lidhje.

Zëvendës ministri e njoftoi për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrjetit rrugor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjithashtu e njoftoi ambasadorin edhe për projektet në pjesën e infrastrukturës hekurudhore të Korridorit 8 si dhe në pjesën e procesit të gasifikimit në vend.

,,Më vjen mirë që realizova takim me ambasadorin e Hungarise. Hungaria është partneri jonë shumëvjeçar dhe në këtë drejtim do të vazhdojmë ti ndërtojme marrëdhëniet tona bilaterale. Në këtë takim e njoftova ambasadorin me projektet e infrastrukturës si pjesë e Programit qeveritar 2020-2024, si dhe rëndësia e tyre në rajon”, deklaroi zëvendës ministri për transport dhe lidhje Bekim Rexhepi.

Zëvendës ministri Rexhepi njëheri shprehu faleminderim për bashkpunimin e deritanishëm, dhe e veçoj nevojën për intesifikimin e bashkpunimeve të tilla në periudhën e ardhshme.

Ngjarja paraprake

Nesër pritet të merren masa kufizuese për Prishtinën, Ahmeti thotë se s’është i njoftuar

Ngjarja e ardhëshme

Jo vetëm Kim, edhe motrat e saj kanë të pasme kaq 'gjigande'

të fundit nga