Zv/ ministrti Hasani dhe ministri Mehaj nënshkruan Marrëveshje për rregullimin e statusit të forcave të armatosura

Dje në emër të të dy qeverive, Zëvendësministri i mbrojtjes Bashkim Hasani dhe Ministri i mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj kanë nënshkruar Marrëveshjen për Statusin e pjesëtareve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Forcave të Sigurisë së Republikës së Kosovës, gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territoret e shteteve përkatëse.

Kjo Marrëveshje e cila u nënshkrua gjatë seancës së djeshme ndërqeveritare midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës rregullon statusin e pjesëtarëve të forcave kosovare, komponentit civil dhe vartësve të tyre, procedurave për hyrje, dalje, stacionim të përkohshëm dhe kalimin transit në territorin e shteteve tona.

Me këtë rast, zëvendësministri Hasani theksoi se kjo është një e arritur me rëndësi shumë të madhe në nivelit më të lartë të bashkëpunimit fqinjësor me Republikën e Kosovës, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, gjithnjë në interes të paqes dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Ngjarja paraprake

Dhuna fizike dhe fyerjet ndaj gruas shqiptare, reagon ASH

Ngjarja e ardhëshme

Në ditë regjistrohen 100 mijë qytetarë, Selami: Kemi përforcuar sistemin mbrojtës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian