Zv/ ministri Bushi vizitoi policët e lënduar, dënon dhunën

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme,Nazim Bushi sot në mëngjes ka vizituar pjesëtarët e policisë, të cilët gjatë protestës së dhunshme mbrëmë para Kuvendit, pësuan lëndime fizike si pasojë e goditjeve nga ana e protestuesve.

Bushi i ka falënderuar ata për gjakftohtësinë, seriozitetin dhe profesionalizmin e treguar.

“Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar me qëllim të kapјеs së autorëve të këtij krimi dhe zbardhjen e rastit, kurse në ndërkohë apeloj deri tek organizatorët e protestave dhe qytetarët që të tregojnë pjekuri demokratike dhe të ruajnë rendin dhe sigurinë e vendit. Përmes ushtrimit të dhunës ndaj policisë së shtetit dhe godinave të institucioneve, nuk arrihet asgjë; dialogu duhet të zhvillohet në institucionet e sistemit. Dënoj ashpër dhunën anti-europiane në rrugët e Shkupit të nxitur dhe realizuar nga elementet proruse në vendin tonë që janë kundër BE-së, NATO-s, fqinjësisë së mirë, paqes, stabilitetit dhe sigurisë”, – thotë zëvëndës minisri Bushi.

Story i mëparshëm

TikTok tërhiqet nga ideja e shitblerjeve live

Story i radhës

Во јуни повеќе од 33 милиони завршија кај играчите со СУПЕР МИЛИОНЕР, МИЛИОНЕР И МИНИ ЏЕКПОТИТЕ

Të fundit nga