Zv/ministri Bushi: Gëzuar 4 Korrikun Amerikë, mike e RMV-së dhe aleate e Shqiptarëve

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot përmes një fraze të presidentit historik të SHBA-ve, John F. Kennedy në faqen e tij zyrtare në facebook ka uruar 4 Korrikun, ditën e pavarësisë së Amerikës.

Bushi me këtë rast ka shkruar, Gëzuar 4 Korrikun Amerikë, vend mik i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe aleate e madhe e shqiptarëve anë e mbanë.

Ky është postimi i plotë i Bushit:

“Mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju – pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj.”

Me këtë thënie të presidentit ikonë amerikan John F. Kennedy, i uroj gëzuar përvjetorin e 246 Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miqve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe aleatëve më të mëdhenj të shqiptarëve anë e mbanë.

Gëzuar 4 korrikun AMERIKË

Story i mëparshëm

Edhe sot protesta kundër propozimit francez

Story i radhës

6 “sekretet” e ndërmarrësve të lumtur

Të fundit nga