Zv/ kryeministri Grubi, u sistemua në godinën e re

Në ditëlindjen e kreu të partisë, Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri i Qeverisë, Artan Grubi u sistemua në objektin e ri të Ministrisë për Sistem Politik. Në konferencë u paraqit bashkë me kryeministrin Zoran Zaev. Ky i fundit vlerësoi se bëhet fjalë për objekt të ri të Qeverisë.

Sot jemi në objektin e ri të Qeverisë ku mes tjerash do të jetë edhe Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Grubi nuk u prononcua edhe pse interesimi i mediave ishte i madh edhe për çështje tjera aktuale. Zaevit dhe Lupço Nikollovskit i tregoi daljen.

Me të larguar kryeministri, Grubi shtroi drekën e ditëlindjes për kreun e integristëve, Ali Ahmeti.

Mysafirët të tij ishin edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe ministri i jashtëm, Bujar Osmani.

Ngjarja paraprake

Zgjatet lëvizja e qytetarëve pas festave, rikthehet ora policore në 22:00

Ngjarja e ardhëshme

Turqi, qytetarët shijojnë plazhet në Antalya dhe Marmaris

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian