Zv/drejtoresha e QSUT: Spitali Covid4, gati për të përballuar fluksin e pacientëve

Në QSUT është hapur sot pavioni i tretë për të sëmurët me koronavirusi në spitalin COVID3.

Pas lajmit të publikuar më herët, zv/drejtorja e dr. Arjana Strakosha tha se shtretërit janë gati për të pritur pacientët e infektuar, ndërsa shton se po bëhet gati edhe spitali Covid4.

“Jemi në spitalin Covid3, në pavionin e tretë apo në sektorin e tretë më mirë, sepse ky spital është i konceptuar në tre pavione të mëdha.

Sikurse e shihni kemi kapacitete shtretërish të lirë për t’u shërbyer qytetarëve. Në gjendje të gatshme për të mirëpritur të gjitha llojet e stadeve të sëmundjeve me investimet përkatëse.

Alarmi që janë pakësuar kapacitetet spitalore, për momentin apo deri në skenarët aktualë nuk është i vërtetë. Sikurse e shikoni edhe vetë janë gati shtretërit në pritje të të sëmurëve.

Ndërkohë sikurse të gjithë e dimë, në skenarët e parashikuar është në gjendje për të pritur të sëmurët dhe Covid4 nga spitali tjetër, natyrisht pasi të mbushen gjithë kapacitetet e Covid1, Covid2 dhe Covid3.

Nga ana tjetër për të eliminuar pikërisht këtë dyndje të sëmurëve drejt spitaleve u bëj edhe njëherë thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet rregullat. Nuk është sëmundje e lehtë. Nuk është shaka. Duhet ruajtur distancimi, duhet të evitohen festat, duhet të evitohen baret, duhet të evitohen ditëlindjet, pra shumë gjëra që tashmë i dimë. Në këtë mënyrë, ne të gjithë luftojmë sëmundjen, edhe e përballojmë Akoma më lehtë, pikërisht edhe fluksin e pacientëve të cilët kanë nevojë për hospitalizim”, tha ajo në videon e shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ngjarja paraprake

Vazhdojnë protestat anti-qeveritare në Bjellorusi

Ngjarja e ardhëshme

Karakaçanov: Shkupi dëshiron mbështetje, ndërsa na godet me thikë pas shpine

të fundit nga