Zuckerberg: Llogaria e Trump në Facebook dhe Instagram do vazhdojë të mbetet e bllokuar

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg ka njoftuar se llogaria e Donald Trump në Facebook dhe Instagram do të vazhdojë e bllokuar për një kohë të pacaktuar, transmeton Gazeta Sinjali.

Ngjarjet tronditëse të 24 orëve të fundit tregojnë qartë se Presidenti Donald Trump synon të përdorë kohën e tij të mbetur në detyrë për të minuar tranzicionin paqësor dhe të ligjshëm të pushtetit te pasardhësi i tij i zgjedhur, Joe Biden”.

Ne besojmë se rreziqet e lejimit të presidentit të vazhdojë të përdorë shërbimin tonë gjatë kësaj periudhe janë thjesht shumë të mëdha”, tha ai.

Tutje Zuckerberg tha se janë duke e zgjatur bllokun që i kanë vendosur në llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram për një kohë të pacaktuar për të paktën dy javët e ardhshme derisa të përfundojë tranzicioni paqësor i pushtetit, shkruan Bellingham Herald.

Kujtojmë që edhe në Twitter është bllokuar llogaria e Donald Trump. Ai kishte përsëritur pretendime të rreme se zgjedhjet ishin vjedhur përmes mashtrimit të votuesve.

/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Komuna Saraj mban fjalën, realizon premtimet e dhëna!

Ngjarja e ardhëshme

"Bllokimet ndaj llogarive të Trump-it në Facebook dhe Instagram deri në transferimin e pushtetit"

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian