Zot jep mend ku s’ka! – thotë populli

 

Në jetën time shumë ama shumë herë e kam dëgjuar nga ana e shumë njerëzve(edhe të ditur) shprehjen „zot jep mend aty ku s‘ka“.Dhe kjo shprehje (edhe popullore) u përshtatet në mënyrën më të përsosur të mundshme atyre „trutharëve“ shqiptarë që (për fat të mirë nuk ishin shumë) që sot paskan dalur nëpër rrugët e sheshet e Prishtinës për të përkrahur popullin palestinez dhe për të gjykuar shtetin e Izraelit?!

Të dalësh sot e këtu në përkrahje të një populli,paria e të cilit është e lidhur këmbë e krye me serbët e Serbinë,me rusët e Rusinë;me iranianë e Iran dhe kundër pavarësisë dhe mëvehtësisë së vendit tënd,do të thotë se ti ose je i verbër e nuk sheh,ose je i shurdhër e nuk dëgjon,ose je analfabet e nuk lexon?!

Edhe më keq akoma kur nga ambasadori palestinez me seli në Beograd të vie përshëndetje dhe qytetin(kryeqytetin)e vendit tënd t‘a ëmërton si qytet të Serbisë!

Dhe ti që as nuk sheh,as nuk dëgjon,as nuk lexon del me parollën në duar në të cilën ke shkruar se:-liria e vendit tënd qenka e paplotë pa lirinë e Palestinës?!…

Thuhet e shkruhet se në mesin e protestuesve paska pasur edhe deputetë(deputetë u thënqin) të Vetëvendosjes.Nëse kjo që thuhet është e vërtetë,atyre duhet marrë mandati një minutë e më parë!
Zot jep mend ku s‘ka!-thotë populli…

Ngjarja paraprake

Suedia me numrin më të ulët të vdekjeve nga Covid-19 se sa vendet me masa të rrepta

Ngjarja e ardhëshme

Horoskopit për ditën e sotme, e shtunë 15 maj 2021

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian