Zonja e Parë e Turqisë shënon Ditën Botërore të Sindromës Down

Të gjithë duhet të mbështesin njerëzit me Sindromën Down, tha zonja e parë e Turqisë në një mesazh me rastin e Ditës Botërore të Sindromës Down, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Unë i ftoj të gjithë të qëndrojnë pranë të gjithë njerëzve me Sindromën Down, në mënyrë që ata të bëjnë pjesë në mënyrë të barabartë në jetë”, shkroi Emine Erdoğan në Twitter.

“Dëshiroj të lidhemi me njëri-tjetrin me fuqinë e dashurisë”, shtoi zonja e parë.

Më 21 mars çdo vit shënohet kjo ditë për të rritur ndërgjegjësimin mbi Sindromën Down, çrregullim i lindur në të cilin personat kanë një kromozom shtesë, duke çuar në sfida të zhvillimit mendor dhe fizik.



.. .

Ngjarja paraprake

Brazil, mbyllen plazhet në Rio de Janeiro

Ngjarja e ardhëshme

Hailey Bieber është penduar për tatuazhin e saj me armë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian