Zonja Bahrije, ka marr fund koha kur punësoheshin njerëzit me të njohshëm!

Para pak ditësh, kryeministri Albin Kurti, duke bërë homazhe për 23 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, u ndalua nga ish-diplomatja Bahrije Hoti, e cila ishte pjesë e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Bern.

E Prezantuar si motër dëshmori, Bahrije Hoti shfrytëzoi rastin për t’i kërkuar “arsye” kryeministrit pse është larguar nga puna si ish diplomate, së bashku edhe me 10 zyrtarë të tjerë.

Ky veprim nga disa u bë pretekst për të sulmuar kryeministrin dhe qeverinë për vendimin për t’i shkarkuar, pavarësisht se kjo u bë për anulimin e vendimeve të jashtëligjshme në të kaluarën.

Pavarësisht se ish-diplomatja Hoti ka humbur familjarë nga kjo tragjedi, kjo s`duhet të jetë arsye pse ajo apo dikush të mbahet në punë.

Natyrisht, përparësi duhet të jetë zotësia, pasi në të kaluarën kështu jemi udhëhequr dhe shih ku jemi.. Fjala nepotizëm ka hyrë në përdorim nga praktika e dhënies favore të veçanta nipërve ose të afërmve të tyre. Pra,me nepotizëm kuptohet favorizimi i të afërmve mbi bazën e lidhjeve familjare. Thënë më saktë me fjalën nepotizëm nënkuptohet punësimi i të afërmve apo miqve të ngushtë, pa marrë parasysh meritat dhe aftësitë e tyre. Nuk mund të përdorësh familjarët, apo një tragjedi për të kërkuar punë, dhe jo çfarëdo pune, por diplomate. S`dua të paragjykoj Bahrije Hotin, ajo mund të jetë e kualifikuar, nuk e di mirë arsyen pse ajo është shkarkuar, por di të them se në parim s`duhet të punësohet dikush pse është vajza apo djali i filan apo fisktekut, pavarësisht se kush është ai apo jo. Kjo praktikë deri tani ka sjellë dëshpërim të njerëzve, të trurit të shtetit që ka ikur në mungesë të prespektivës, nuk kishin të njohshëm, nuk kishin lidhje farefisnore për punësim, kishin vetëm dijen që nuk ishte e mjaftueshme. Për më tepër, punësimi pa kritere dhe me favorizime politike është shkelje e të drejtave të njeriut për të gjithë pjesëmarrësit në konkurse publike. Konventa Universale për të Drejtat e Njeriut që ka zbatim të drejtpërdrejt dhe me prioritet ndaj të drejtës së brendshme të Kosovës, ndalon çfarëdo forme të diskriminimit: Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë të mbrohen nga ligji pa ndonjë diskriminim. Të gjithë kanë të drejtën e mbrojtjes së barabartë ndaj çfarëdo diskriminimi në kundërshtim me këtë Deklaratë dhe kundër çdo nxitjeje të diskriminimit. Gjithashtu, edhe Kushtetuta e Kosovës, në nenin 24, është e qartë në parandalimin e çfarëdo forme të diskriminimit: Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim. Ky përcaktim kushtetues është obligativ për të gjitha nivelet dhe shkelja e tij paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të parimeve kushtetuese për mbrojtje nga diskriminimi dhe për barazi para ligjit. Deri tani kjo gjë nuk është përfillur fare, tani e tutje duhet dhe është mirë që po ndryshon kjo praktikë, ndonëse vonë shumë, truri i vendit është larg këtu. Mendësia se duhet punësuar dhe mbajtur në punë tërë jetën pse ka pësuar tragjedi një familjare nuk duhet të jetë kriter për punësim/

Jam i pajtimit që shteti të ndihmojë ata familjarë në forma të ndryshme, por jo duke u punësuar në nivele të larta, kjo mendësi na ka sjellë këtu ku jemi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ushtria e Ugandës vret 14 rebelë në kufirin me Kongon

Story i radhës

Nuredini: Gjykatat gjithashtu duhet të japin kontributin e tyre në ruajtjen e mjedisit jetësor

Të fundit nga