Zoe Kravitz shfaq unazën e fejesës në vlerë mbi 500 mijë euro gjatë një feste Halloweeni me Channing Tatum

October 31, 2023
1 minut lexim

Zoe Kravitz nuk u përpoq të fshihte unazën e saj të fejesës, ndërsa festonte Halloween-in gjatë fundjavës.

Ylli i “Big Little Lies” dhe Channing Tatum së fundmi u fejuan pas dy vitesh lidhje.

Aktorët e famshëm ishin të veshur si personazhe nga filmi horror i vitit 1968 “Rosemary’s Baby”.

Në fotot e çiftit duke hyrë në festë, unaza e re e Kravitz-it shihet duke shkëlqyer në dorën e saj të majtë.

Laura Taylor, një argjendari e specializuar në unazat e fejesës dhe martesës në Lorel Diamonds, tha për Page Six Style se duket të jetë një 7 karatësh, “diamanti i rrallë”.

“Zgjedhja e unazës së fejesës nga Channing nuk mund të ishte më e përshtatshme për Zoen”, shton Taylor.

Taylor vlerëson se kostoja e unazës varion nga 470 eri në 500 mijë euro në varësi të cilësisë së diamantit.

Kravitz, 34 vjeçare dhe Tatum, 43 vjeç, u takuan në xhirimet e filmit “Pussy Island”.

Artistja ishte martuar më parë me Karl Glusman, por ish-çifti u divorcua pas më pak se dy vitesh lidhje.

Channing nga ana tjetër ishte i martuar me yllin e tij të “Step Up”, Jenna Dewan, për gati nëntë vjet dhe ata kanë një vajzë të quajtur, Everly.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Serbisë iu kërkua njohja de facto e Kosovës, çka i bie kjo sipas Daniel Serwer?

Story i radhës

Telekom – Maqedoni ka realizuar rezultate të suksesshme në punë në kuartalin e tretë të vitit 2023

Të fundit nga

Horoskopi i datës 31 maj 2025

Dashi Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime dhe do doni që partneri të
ShkoLartë