Zjarri iu merr jetën 20 fëmijëve në një shkollë

Të paktën 20 fëmijë humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një shkollë në kryeqytetin Niamey të Nigerit.

Zjarri nisi në orët e pasdites kur në klasa kishte ende shumë nxënës, një pjesë e të cilëve mbetën të bllokuar për shkak të flakëve.

Sipas një zyrtari të arsimit, flakët përfshinë dhe derën e shkollës duke e bërë të pamundur që nxënësit të dilnin prej atje.

Shkolla pothuajse u shkatërrua dhe autoritetet kanë nisur një hetim për të nxjerrë shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Ngjarja paraprake

Si të dukeni e lezetshme dhe tërheqëse për të dashurin tuaj

Ngjarja e ardhëshme

Bie lindshmëria në Vlorë me 60%, Thanasko: Faktorë emigrimi dhe ekonomia

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian