Zjarrfikësit të pakënaqur me kushtet në profesion: Rregullimi i pagave ose do të dalim protesta

Centralizimi I njësive të zjarëfikësve në një trup, rregullimi I rrogave që të ketë vlerë dhe lartësi të njejtë të poenave pagesa e zjarëfikësve të cilët janë marrë nga ana e MPB-së janë disa nga kërkesat të cilat zjarëfikësit nëpërmjet sindikata së pavarur të administratës shtetërorë I adresuan drejt qeverisë. Në rast të mos përmbushjes së të njejtave paralajmërojnë protesta.

“Vendimi I qeverisë së kaluar teknike ku u mor vendim për çdo anëtarë I njesisë së zjarëfikësve të marrë nga MPB dëmshpërblim prej 60 mijë denarë nuk po respektohet. I vetmi kryetari I komunës së Kumanovës e ka respektuar të njejtën derisa kryetarët e tjerë nga pushteti I kaluar por edhe I tanishëm në nivel lokal nuk e kanë respektuar vendimin e qeverisë. Ne si sindikatë e pavarur e zjarëfikësve po tentojmë që në mënyrë institucionale të zgjidhim problemin e njejtë por derisa edhe më tej nuk gjejmë zgjidhje dhe mirëkuptim nga pushteti lokal dhe ai qëndror do të jemi të detyrar të dalim në protesta.”, tha Goran Ristevski, kryetar i sindikatës së pavarur te administrates shteterore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Buffet thotë edhe sikur ti jepnin gjithë Bitcoinët për 25 dollarë nuk do ti blinte

Story i radhës

Greva e ‘Grupit të Kumanovës’, Nuhiu: Të zbatohen të drejtat e tyre në përpikmër

Të fundit nga