zjarret shkaterruese ne los angeles aktori dicaprio arratiset me avion privat 6785912de158d

Zjarret shkatërruese në Los Angeles, aktori DiCaprio “arratiset” me avion privat

January 14, 2025
1 minut lexim

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij Vittoria Ceretti u panë duke mbërritur në Meksikë me një avion privat, ndërkohë që në Los Angeles vazhdojnë zjarret katastrofike.

Mbi 100,000 njerëz janë evakuuar, ndërsa disa nga kolegët e tij të Hollywood-it, Tom Hanks, Anthony Hopkins dhe Julia Louis-Dreyfus, kanë humbur shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve.

Duke marrë parasysh reputacionin e Di Caprios si ambientalist, udhëtimi në Meksikë me avionin e tij privat ka ngritur mjaft pikëpyetje.

Si themelues i Fondacionit Leonardo DiCaprio, fituesi i Oskarit, ka financuar mbi 80 milionë dollarë të fokusuara në ndryshimin e klimës dhe qëndrueshmërinë e saj.

I veshur me një kapele bejsbolli, Leo u shfaq i patrazuar teksa doli nga avioni së bashku me të dashurën e tij, babanë e tij, George DiCaprio që ishte i shoqëruar nga gruaja e tij.

Ikja e Leos vjen pas një dalje me babanë e tij në një drekë të shkurtër në Hollywood që tregon lidhjen e fortë mes tyre.

Ndërkohë, Leo dhe Ceretti nxitën thashetheme në fillim të këtij viti kur Vittorias ju pa një unazë diamanti në formë zemre gjatë pushimeve të tyre në Itali. Megjithatë, burimet pranë çiftit zbuluan se Ceretti e kishte unazën që nga viti 2022 para se të fillonte lidhja me yllin e Hollywood-it. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shba gjykatesja i hap rrugen publikimit te raportit te prokurorit te posacem smith per 6 janarin 67858f59e53e3
Story i mëparshëm

SHBA, gjykatësja i hap rrugën publikimit të raportit të Prokurorit të Posaçëm Smith për 6 janarin

levizja demokratike po rritet cdo dite me kuadro te rinj dhe te deshmuar 678595dca5dbc
Story i radhës

Lëvizja Demokratike po rritet çdo ditë me kuadro të rinj dhe të dëshmuar

Të fundit nga

Holly Willoughby shkëlqyese me fustan rozë

Holly Willoughby e ngriti nxehtësinë me postimin e saj të fundit në Instagram të mërkurën. Celebrity Bear Hunt, 44 vjeçe, ka veshur një fustan këmbëgjatë në një mini fustan me lule rozë

Feyenoord dhe Milan kërkojnë suksesin

Për herë të parë që nga sezoni 1984/85, Feyenoord është në fazat e eliminimit të UEFA Champions League (UCL), duke arritur në këtë fazë të play-off-it edhe pse humbën 6-1 në xhiron
ShkoLartë