zjarret rrethojne athinen tymi mbulon kryeqytetin e vendit dhe acropolin 66b8d64d53f50

Zjarret rrethojnë Athinën, tymi mbulon kryeqytetin e vendit dhe Acropolin

August 11, 2024
1 minut lexim

Zjarre të mëdha kanë shpërthyer njëkohësisht në 3 zona periferike të Athinës dhe kanë vënë në alarm jo vetëm zjarrfikëset, por edhe gjithë infrastrukturën shtetërore greke.

Sipas forcës zjarrfikëse, zjarret në këtë moment po përhapen në zonat Barnaba, Eretria dhe Megara.

Deri tani janë djegur disa banesa ndërsa u desh ndërhyrja e policisë dhe ambulancave për të dërguar në spital 10 persona me vështirësi në frymëmarrje.

Mbrojtja civile njoftoi banorët që të jenë të gatshëm për t’u larguar nga zona, kurse forca të shumta policore kanë mbyllur kalimet që të çojnë atje.

Për shkak të erës të fuqishme që fryn në zonën e Atikës, janë vënë re vështirësi në përdorimin e mjeteve fluturuese.

“Operacionet do të vazhdojnë edhe gjatë natës”, njoftoi mbrojtja civile.

Për 48 orët e ardhshme, zonat e Atikës janë vlerësuar me rrezikshmëri 5, niveli më i lartë i alarmit  kundra zjarrit në vend.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

abbas araghchi nominiohet per poziten e ministrit te jashtem te iranit 66b8d3f2c8844
Story i mëparshëm

Abbas Araghchi nominiohet për pozitën e ministrit të Jashtëm të Iranit

gjesti i madh i harry kanes 66b8d865c25d7
Story i radhës

Gjesti i madh i Harry Kanes

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë