zjarret perpijne rreth 30 hektare me pyje ne qafe shtame ne terren forcat zjarrfikese dhe 66b77dc99e8bb

Zjarret “përpijnë” rreth 30 hektarë me pyje në Qafë- Shtamë, në terren forcat zjarrfikëse dhe…

August 10, 2024
1 minut lexim

Disa vatra të reja kanë riaktivizuar zjarrin në Qafë- Shtamë të Matit ditën e sotme.

Si pasojë e flakëve, bëhet me dije se deri më tani janë djegur rreth 30 hektarë tokë.

Në terren janë forcat e ushtrisë, të policisë dhe punonjës të bashkisë Mat. Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm në të dy vatrat e reja që janë aktivizuar.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij zjarri të qëllimshëm.

Zjarri po i afrohet kampit të Qafë Shtamës. Aktualisht po punohet nga toka për shuarjen e vatrave të zjarrit, pasi terreni për mjetet zjarrfikëse është tejet i vështirë.

Fillimisht zjarri ka nisur mbi tunelet e Selitës, e më pas, i ndihmuar edhe nga era, ai është përhapur me shpejtësi edhe në sipërfaqe të tjera të masivit pyjor të Qafë Shtamës.

MARKETING

RENT A CAR

haziri veprimet e pa koordinuara te qeverise me aleatet do te pasojne me kufizimi te renda 66b77b3520bc4
Story i mëparshëm

Haziri: Veprimet e pa koordinuara të Qeverisë me aleatët do të pasojnë me kufizimi të rënda

cmendet moti permbytjet ne kete vend bejne kerdine 66b7827aa607e
Story i radhës

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet në këtë vend bëjnë kërdinë

Të fundit nga

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet,
ShkoLartë