Zjarret në Maqedoni, Trajanov në Daily Click: Këtë verë ndodhi katastrofë e vërtetë, dëmet janë të mëdha

1 minut lexim

Drejtori i Ndërmarrjes Shtetërore “Pyjet Kombëtare”, Zdravko Trajanov në emisionin Daily Click foli për zjarret e shumta në Maqedoninë e  Veriut, përcjell TV21. Trajanov tha se këtë verë ndodhi katastrofë e vërtetë, dëmet nga zjarret janë të mëdha. Mes tjerash Trajanov shtoi se deri më tani janë djegur 40 mijë hektarë pyje.

“Ka ndodhur një katastrofë, në aspektin ekologjik, të pyjeve, po ashtu edhe në sipërfaqe. E shprehur në shifra në raport me disa kategori, deri më tani janë djegur 40 mijë hektarë pyje të menaxhuara”, tha Trajanov, në Daily Click në TV21.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Osmani për Kurtin: Nuk dallojmë, jemi të pakompromis, veprimet në Veri të ligjshme dhe legjitime, unë insistoj të punojmë me aleatët

Story i radhës

​“Dardanët” reagojnë ashpër kundër bashkëpunimit Shqipëri-Serbi për Euro-U21

Të fundit nga