Zjarr në TEC Osllomej

Mbrëmjen e së shtunës ka rënë zjarr në termocentralin Osllomej, afër Kërçovës.

Sipas informacioneve fillestare, njoftimi për zjarrin është marrë pak pas orës 20:00 dhe menjëherë në terren kanë dalë ekipet e njësisë territoriale të zjarrfikësve në Kërçovë.

Zjarri është shuar në mesnatë. Aktualisht nuk ka informacione për dëmet dhe në lidhje me atë nëse TEC Osllomej prodhon apo jo energji elektrike në këto momente.

Në ambientet ku ndodheshin turbinat kanë ndërhyrë 5 zjarrfikëse me 2 automjete.

“Në periudhën prej orës 20:15 deri në ora 23:45 me 5 zjarrfikës dhe 2 automjete është intervenuar në një zjarr të dukshëm në TEC-Osllomej në vendin ku ndodheshin turbinat”, thonë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Ohër.

Story i mëparshëm

Në Qipron Turke mbahet procesi i votimit për zgjedhjet lokale

Story i radhës

Shqiptarët festojnë në atdhe, radhë të gjata në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Të fundit nga