Zjarr në Qendrën Tregtare “Global” në Strumicë (video)

Pas orës 23:00 ka shpërthyer një zjarr në Qendrën Tregtare “Global” në Strumicë. Zjarri i madh ka kapluar tre dyqane në katin përdhes ndërkohë që është përhapur edhe në katin e parë, ndërkohë që zjarrfikësit kanë bërë përpjekje të mëdha derisa e kanë vënë nën kontrolle dhe nuk kanë lejuar që të përfshij edhe dyqanet tjera të kësaj qendre tregtare, njofton Alsat-M.

Sipas dëshmitarëve okularë, zjarri ka shpërthyer në ora 23:00 dhe menjëherë është përhapur.

Tani për tani nuk dihen shkaqet e zjarrit nga i cili është shkaktuar dëm i madh material. Në vendngjarje janë forca të shumta policore, ndihmës së shpejtë si dhe ekipet e zjarrfikësve.

https://www.facebook.com/strumicadenes/videos/312328600108088/

Ngjarja paraprake

Arsim Thaçi i rikthehet vendlindjes, merr drejtimin e FC Malisheva

Ngjarja e ardhëshme

Mourinho zgjedh ekipin e tij të preferuar anglez për ta parë duke luajtur këtë sezon

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian