Zjarr në një veturë në qendër të Tetovës

Nuk ka të lënduar në zjarrin në veturë, që ndodhi mbrëmë në qendër të Tetovës. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit e Tetovës.

“Rreth orës 22 e 50 minuta, në rrugën ‘Marshall Tito’ në Tetovë shpërtheu zjarr në një automjet ‘BMV’ me targa të huaja, të cilën e drejtonte 25 vjeçari A.O. nga Zhelina e Tetovës. Nuk ka të lënduar, ndërsa me intervenim të Njësisë Territoriale Zjarrfikëse për shkurt kohë ishte shuar”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë”, Marjan Josifoski.

Pas zjarrit, mbikëqyrje ka bërë ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme.

Ngjarja paraprake

Tahiri e Gashi me investime të përbashkëta për pastrimin e lumit Kozaricë, Breznicë, Stanoc e Lumadh

Ngjarja e ardhëshme

Milani pëson goditje të fortë

të fundit nga