Zjarr në një stan në Finiq, digjen 200 dele

200 dele janë djegur në një fshat në Finiq, pasi stani ku qëndronin është përfshirë nga flakët.

Sipas policisë, më datë 22.01.2021, rreth orës 06:15, në fshatin Viron, Finiq, në një stan ka rënë zjarr.

Si pasojë janë djegur rreth 200 bagëti (dele) dhe një sasi e konsiderueshme baze ushqimore.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja paraprake

Të hiqet nocioni "sfond migracioni" - Raporti i ekspertëve gjermanë

Ngjarja e ardhëshme

Me vallëzim provokues në TikTok, Bebe Rexha ngacmon imagjinatën e fansave…

të fundit nga