Zjarr në Arkansas të SHBA-së, humbin jetën 5 persona

Të paktën 5 persona, 3 prej të cilëve fëmijë humbën jetën nga zjarri në një ndërtesë në Little Rock, në shtetin Arkansas të SHBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Departamenti i Zjarrfikësit të Little Rock, thuhet se një zjarr shpërtheu në një ndërtesë në qytet herët në mëngjes dhe ndërhyrja u bë në orën 05:10 sipas kohës lokale.

Gjithashtu theksohet se ekipet e zjarrfikësve që hynë në ndërtesën ku shpërtheu zjarri, gjetën 5 persona ku 2 nga këta humbën jetën në vendngjarje.

Më tej thuhet se 3 fëmijë midis moshave 4 dhe 9 vjeç, të cilët u evakuuan nga ndërtesa dhe u dërguan në spitalin e fëmijëve Arkansas humbën jetën në spital.

Personat që humbën jetën në këtë incident janë: Dominique Chantille Rideout (29), Evan Howard (28), Nyla Howard (4), Nehemiah Howard (8) dhe Nathaniel Howard (9).

Ndërkaq është hapur një hetim në lidhje me shpërthimin e zjarrit.



. .

Ngjarja paraprake

Regjistrimi, mbi 160 000 të regjistruar nga diaspora

Ngjarja e ardhëshme

Britanikja 24-vjeçare pranoi islamin pas një udhëtimi në Turqi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian