Zjarr në Afrikën e Jugut, evakuohen 4.000 studentë të Universitetit Cape Town

Zjarri që shpërtheu dje në malin Table në Afrikën e Jugut arriti në kampusin e Universitetit të Cape Town-it, ku u evakuuan 4.000 studentë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, zjarri që shpërtheu në malin Table dhe dëmtoi ndërtesat e Universitetit të Cape Town-it nuk mund të kontrollohej pavarësisht ndërhyrjes intensive të Departamentit të zjarrfikësit të qytetit.

Zjarri, i cili fillimisht dëmtoi një kafene në Monumentin e Rhodes, më vonë dëmtoi shumë ndërtesa historike të universitetit.

Si pasojë, të gjitha aktivitetet e universitetit u pezulluan ndërsa 4.000 studentë u evakuuan. Gjatë ndërhyrjes disa zjarrfikës u plagosën dhe u shtruan në spital.



. .

Ngjarja paraprake

Zbulohen fjalët e fundit të Elizabethës për Princin Philip

Ngjarja e ardhëshme

Aksidenti i frikshëm i makinës Tesla vret dy persona në SHBA

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian