zjarr dhe tym ne jug te rusise dronet ukrainas sulmojne nje rezervuar nafte 66c1bc6922f14

Zjarr dhe tym në jug të Rusisë, dronët ukrainas sulmojnë një rezervuar nafte

August 18, 2024
1 minut lexim

Sipas raportimeve, një sulm me dron ukrainas ka shkaktuar një zjarr në një rezervuar nafte rus.

Më shumë se 70 zjarrfikës nxituan për të shuar zjarrin që përfshiu 5,000 metra katrorë në lagjen Azov të rajonit Rostov-on-Don, sipas Ministrisë ruse të Emergjencave.

Pamjet e publikuara në Telegram tregojnë depon e naftës të dëmtuar në Rostov dhe tym të errët që ngrihej nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, guvernatori rajonal Vasily Golubev tha se mbeturinat nga një dron ukrainas shkaktuan zjarr në një “magazinë industriale”, shkruan skynews.

Bëhet e ditur se Ukraina gjatë natës ka lëshuar dronë drejt Rusisë duke synuar rajonet Kursk, Belgorod dhe Rostov.

Më shumë se 3,000 njerëz janë evakuuar gjatë 24 orëve të fundit nga zonat në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë, të prekura nga inkursioni i vazhdueshëm i ushtrisë ukrainase.

Inkursioni, për të cilin autoritetet ruse thonë se ka çuar në evakuimin e më shumë se 120,000 civilëve, erdhi si një tronditje për shumë njerëz që jetojnë në rajonin e Kurskut që kufizohet me Ukrainën. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

mbi 20 te plagosur dhe mijera te evakuuar pas zjarreve ne turqine perendimore 66c1ba0f79439
Story i mëparshëm

Mbi 20 të plagosur dhe mijëra të evakuuar pas zjarreve në Turqinë perëndimore

srespektuan rregullat ne trafik policia dje shqiptoi mbi 1800 gjoba 66c1bc6dada6b
Story i radhës

S’respektuan rregullat në trafik, policia dje shqiptoi mbi 1800 gjoba

Të fundit nga

Alpi gjendet shëndoshë dhe mirë

Alpi i cili ishte raportuar i zhdukur është gjetur shëndoshë e mirë. Për kërkimin e Alpit ishin angazhuar njësiti K-9 i Policisë, FSK-ja, ekipe të kërkim shpëtimit dhe shumë qytetarë. Ende nuk
ShkoLartë