Zizu e lë Ramosin në shtëpi

Sergio Ramos nuk ka udhëtuar me ekipin për ndeshjen me Celta Vigon.

Kapiteni nuk është i dëmtuar, por Zinedine Zidane e ka lënë në shtëpi për të pushuar pas disa ndeshjeve që zhvilloi menjëherë pas rikthimit të dëmtimit të rëndë që pati.

Sonte kundër Celtës do të mungojnë edhe Dani Carvajal, Alvaro Odriozola, Eden Hazard dhe Mariano.

Për shkak të problemeve fizike, Ramos ka bërë vetëm 20 paraqitje këtë edicion, ka shënuar 4 gola.

Ai mund të mos jetë pjesë e Real Madridit nga qershori kur t’i skadojë kontrata dhe deri sot, s’ka asgjë të re për rinovimin e saj.

Ngjarja paraprake

Shqetësuese: Kosova me rënien më të lartë të lindshmërisë në rajon

Ngjarja e ardhëshme

Messi thuhet se fiton dyfishin e pagave të Ronaldos

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian