zinchenko reali jane mbreterit e liges se kampioneve 625b3b6b570a6

Zinchenko: Reali janë mbretërit e Ligës së Kampionëve

April 16, 2022
1 minut lexim

Oleksandr Zinchenko ka folur për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, duke i quajtur kështu kundërshtaret mbretër të atij kompeticioni.

Manchester City do të përballet me 26 prill në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Në lidhje me këtë ndeshje ka folur edhe ukrainasi Zinchenko. Ai e konsideron Real Madridin mbret të Ligës së Kampionëve.

“Ata janë mbretërit e këtij kompeticioni. Ata kanë fituar shumë Liga të Kampionëve dhe janë një nga skuadrat më të mira në botë”, tha Zinchenko.

Ai gjithashtu komentoi edhe formën e Karim Benzemas me Realin, duke thënë se momentalisht është një nga sulmuesit më të mirë në botë.

“Real Madridi kanë lojtarë cilësorë, disa prej tyre janë më të mirët në botë. Për momentin Karim Benzema është një nga sulmuesit më të mirë në botë.

Është e pabesueshme se si shënon golat, prandaj ne do të duhet të shohim se si do ta markojmë atë”, vazhdoi ukrainasi.

Ndeshja e dytë në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve zhvillohet në ‘Santiago Bernabeu’, më katër maj, me fillim nga ora 21:00.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

te dielen nis kampionati ne automobilizem ne ferizaj 625b32cc197a9
Story i mëparshëm

​Të dielën nis kampionati në automobilizëm në Ferizaj

sindi flet per shkrimtarin e preferuar 625b3ba373378
Story i radhës

Sindi flet për shkrimtarin e preferuar

Të fundit nga

ShkoLartë