Zidane përplaset me gazetarin: Ma thuaj në fytyrë, nëse dëshiron që të largohem

Zinedine Zidane nuk ka mund të përmbahet në konferencë për media para ndeshjes që Real Madridi do ta zhvillojë të shtunën me Huescan.

Në konferencë iu bë disa herë pyetja për largimin e mundshëm nga Reali, nëse do të ndikojnë rezultatet jo të mira për t’i thënë në verë lamtumirë klubit.

Ai nuk mundi të përmbahet duke i reaguar menjëherë gazetarit.

“Ne e meritojmë të vazhdojmë të luftojmë. Vitin e kaluar fituam La Ligan, edhe tani po luftojmë. Vitin e kaluar, jo dhjetë vjet më parë, e fituam La Liga-n. Disa pyetje tuajat më bëjnë të qesh. Duhet të ndryshojmë, po. Unë thjesht meritoj pak respekt. Ti më bën të qesh…, por asgjë nuk ndodh. Ti thua kaq shumë gjëra. Ma thuaj në fytyrë, jo pas krahëve: duam të të zëvendësojmë”, u përgjigj Zidane.

Zidane është i zhgënjyer me mediat në përgjithësi për trajtimin që po i bëjnë.

“Nuk jam i lumtur, jam i nervozuar, po, sepse nuk mendoj se e meritoj këtë. Vetëm sepse njerëzit duan që të heq dorë, nuk do të thotë se do të heq dorë, gjithashtu as lojtarët”. 

Ngjarja paraprake

40 vite nga tragjedia e Fekenit, Meta: Dëshmi e sakrificës sublime, trimërisë dhe sakrificës

Ngjarja e ardhëshme

SHBA ndërpret mbështetjen në fushën e inteligjencës për operacionet e Arabisë Saudite në Jemen

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian