Zidane merr lajmin e mirë para sfidës me Barcelonën

Zinedine Zidane ka marrë lajmin e mirë para ndeshjes kundër Barcelonës. Sergio Ramos do të jetë gati për “El Clasicon”. Ai nuk luajti në ndeshjen kundër Shakhtar për t’u bërë gati ndaj rivalëve të thekur të “Los Blancos”.

Kapiteni do të grumbullohet me skuadrën dhe me shumë mundësi do të jetë gati për “El Clasicon” e parë të sezonit.

Reali dhe Barcelona nuk e kanë nisur mirë sezonin dhe “El Clasico” mund të jetë një shans i mirë për të kthyer faqe.

Trajneri Zidane ka dy humbje radhazi në stolin e Realit dhe një disfatë tjetër mund ta lëkundë jo pak. Numri një i stolit dhe kampionët në fuqi të Spanjës duhet të reagojnë menjëherë.

Ngjarja paraprake

Sabri Fejzullahu me fjalë të mëdha për Ramë Lahaj: Ti je mburrje e kombit shqiptar

Ngjarja e ardhëshme

Ish-komandoja që akuzohet për atentatin ndaj Andon Dhimës, njihej si ekspert armësh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian