Zidane: Më vjen për çfarë ka ndodhur

Trajneri i Real Madridit Zinedin Zidane mori përsipër përgjegjësinë e humbjes së papritur me Shakhtar Donetskun në Madrid 2:3. Trajneri francez pranoi se skuadra e tij po has në vështirësinë e gjetjes së zgjidhjeve të lojës, ndërsa e krahasoi këtë takim me humbjen e fundit në kampionat me Kadiz, kur madrilenët u thyen në shtëpi me rezultatin 0;1.

“Më vjen për çfarë ka ndodhur, jam përgjegjës. Po shikoj që skuadra nuk po reagon ashtu siç dua unë, është faj i menaxherit. Lojtarët në fushë kanë nevojë për zgjidhje. Sot luajtëm keq, është e vështirë ta thuash.

Nuk kemi qenë të aftë për t’i bërë gjërat si duhet.

Tani duhet të stërvitemi fort dhe të shkojmë me kokën lart në ‘El Klasiko’, e cila është një ndeshje e rëndësishme. Sot ndeshja ishte njësoj me Kadizin, nuk ishim në gjendje të luanim mirë. Nuk bëmë mirë as në kontroll topi, as në agresivitet”, u shpreh Zidan pas ndeshjes me Shakhtarin.

Ngjarja paraprake

Profesor Tupia komenton vrasjen e mësuesit në Francë: Krim makabër…

Ngjarja e ardhëshme

Can Yaman dhe Demet Ozdemir janë paguar sa qimet e kokës për intervistën në emisionin italian

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian