Zidane ka refuzuar

Zinedine Zidane ka refuzuar të konfirmojë se do të qëndrojë gjatë në Real Madrid.

Në fillim të sezonit, u fol shumë për largimin e tij, sidomos pas rezultateve të dobëta, por gjithcka është qetësuar pas disa fitoreve me radhë, deri te barazimi i ditëve më parë me Elchen.

Tani është pyetur sërish për të ardhmen dhe Zizu si gjithmonë, ka refuzuar të japë shumë detaje, raporton EO.

“Jam me fat të them se jam trajner i Real Madridit dhe po e zhfrytëzoj cdo moment.

S’mund të them një muaj, një vit apo katër vite. Jeta është ditë pas dite. Unë interesohem të jetojë ditë pas dite, të jap gjithçka që mundem, në çdo stërvitje, në çdo ndeshje. Për këtë jam i interesuar”, u shpreh Zizu.

Ngjarja paraprake

Turqia dënon fuqishëm sulmin terrorist në Somali

Ngjarja e ardhëshme

Protesta e planifikuar në Kongresin Amerikan, veprimi përçarës pro-Trump ndan republikanët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian