Ziberi: Dinjitet, liri dhe drejtësi janë tre fjalët që e përbëjnë esencën e lirive dhe të drejtave të njeriut

Shkup, 10 dhjetor – Dinjitet, liri dhe drejtësi janë tri fjalët që përmbajnë esencën e lirive dhe të drejtave të njeriut. Ato tregojnë se çdo individ/person duhet të respektohet pavarësisht nga feja, ngjyra e lëkurës, gjinia, raca, se ai/ajo duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë dhe të gëzojë të gjitha të drejtat e garantuara me ligj dhe kushtetutë dhe që në mënyrë që nuk do të vihet në pozitë të pabarabartë me askënd tjetër, thaeksoi Avokati i popullit, Naser Ziberi me rastin e 10 dhjetorit – Ditës botërore të të drejtave të njeriut, e cila këtë vit festohet me moton “Dinjitet, liri dhe drejtësi për të gjithë”.

 

“Këto fjalë treguan se të gjithëve duhet t’u garantohet liria në jetë, puna dhe se duhet të ketë drejtësi për të gjithë, sepse ajo është baza e çdo shoqërie demokratike”, thotë Ziberi.

Pas shfaqjes së pandemisë KOVID-19, thotë Ziberi, jemi në prag të një krize tjetër të madhe, krizës ekonomike, dhe për këto arsye shtetet duhet të punojnë në krijimin e parakushteve për përballimin e krizës, veçanërisht për shtresat vulnerabël, kategoritë e njerëzve, të cilët janë më të prekur.

“Viti që po kalon është viti në të cilin ndodhi lufta në Ukrainë, e cila la pas mijëra të shpërngulur, njerëz që jetojnë në kushte jashtëzakonisht çnjerëzore pa akses në ujë, rrymë, ngrohje, arsim, me një fjalë, këto janë, të gjitha gjërat që i sjellin luftërat me vete”, shton Ziberi.

Ai thotë se fëmijët nuk duhet të harrohen si kategori e cenueshme, tek të cilët siç thotë ai, pandemia ka lënë gjurmët më të mëdha dhe jemi dëshmitarë të rritjes së dhunës ndaj fëmijëve dhe mes vetë fëmijëve.

“Jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajonin më të gjerë. Ky është një alarm/sinjal se në periudhën në vijim, të gjithë faktorët duhet të punojnë për të frenuar këtë fenomen, sepse sado e lodhur të tingëllojë kjo frazë, fëmijët janë e ardhmja jonë dhe ne të rriturit jemi ata që duhet t’ua tregojmë rrugën e duhur, të cilën duhet ta ndjekin”, apelon Avokati i popullit.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Një tjetër lojtar zikaltër do të luajë në finale

Story i radhës

Gjermani/ Sulmuesi vret gruan, merr pengje në tregun e Krishtlindjeve në Dresden

Të fundit nga