Zhvillime të reja: Trumpi ngreh edhe një padi, Georgia njofton se do t’i rinumërojë votat

Ekipi i Donald Trumpit të mërkurën ka marrë një hap tjetër në strategjinë ligjore për të kontestuar humbjen në zgjedhjet në SHBA, duke ngritur padi në Michigan, ndërsa shteti i Georgias ka njoftuar se do të ketë rinumërim.

E presidenti i zgjedhur Joe Biden është përqëndruar në vendosjen e themeleve të administratës në ardhje, shkruan agjencia Reuters.

Ekipi i Trumpit i është drejtuar gjykatës federale për ta ndaluar shtetin e Michiganit që ta certifikojë rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Biden ka pasur një epërsi më të vogël prej vetëm 14 mijë votave, apo 0.3 për qind në Georgia, një shtet jugor që nuk ka votuar një demokrat që nga viti 1992.

Sekretari i shtetit të Georgias, Brad Raffensperger, ka njoftuar për rinumërim të votave, që ka thënë se do të nisë këtë javë dhe pritet të mbarojë në kohë para afatit përfundimtar të certifikimit të rezultatit më 20 nëntor.

Trump ka refuzuar të pranojë humbjen, duke ngrehur një seri padish, ndërsa Biden e ka kritikuar Trumpin që nuk po e pranon disfatën.

/GazetaSinjali/

Ngjarja paraprake

Milloshoski: Maqedonia e 5 në Europë për vd ekje në 100 mijë banorë

Ngjarja e ardhëshme

60 punëtorë shëndetësorë me Covid-19 në Prishtinë, QKMF po përballet me mungesë të madhe te personelit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian