Zhurma e zhvendosjes së “Sunny Hill”, Rama u përgjigjet nesër mediave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nesër do t’ju përgjigjet mediave rreth zhvendosjes së festivalit “Sunny Hill” nga kryeqyteti kosovar në atë shqiptar.

Konferaca do të mbahet nesër në objektin e komunës duke filluar nga ora 11:30.

“Komuna e Prishtinës, ju fton në një konference për media, me ç’ rast Kryetari Rama do të ju informojë më shumë rreth zhvendosjes së edicionit të sivjetshëm të Festivalit SunnyHill në Tiranë. Konferenca mbahet nesër, në ora 11:30, në sallën e konferencave në ndërtesën e vjetër të Komunës” thuhet në njoftimin e komunës.

Kujtojmë se zhvendosja e këtiij festivali ishte kryetemë e këtyre dy ditëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Armë dhe municione! Çfarë kapi policia në kryeqytet, shoqërohet një person

Story i radhës

Me kë po i kalon pushimet Zanfina Ismaili?

Të fundit nga