Zheji: Arsyet pse po shkojmë drejt konfirmimit të Bashës në krye të PD

Analisti Artur Zheji beson që Lulzim Basha do të zgjidhet sërish kryetar i Partisë Demokratike, ndërsa më pesimist për një gjë të tillë është kolegu i tij, Arion Sulo.

Të ftuar në emisionin “Pikat mbi i”, në News24, dy analistët komentuan zhvillimet e fundit në PD, ndërsa u ndalën dhe te mbledhja e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të kësaj partie, që do të mbahen pasditen e kësaj të diele.

Pjesë nga diskutimet:
Sulo: Turi që ka nisur Basha e bën me dritëhije zgjedhjen në PD, që duhet të jetë i pandikuar. Sfidantët dalin jashtë loje, nëse thonë se PD i humbi zgjedhjet nga mos organizimi. Ndërsa Basha po i përgatit të gjitha forumet që zgjedhjet janë vjedhur.

Zheji: Zgjedhjet nuk janë as të Bashës, as të Ramës, por të shqiptarëve, ndaj dhe Basha nuk ka thënë që na i vodhën zgjedhjet, por shqiptarëve ua vodhën zgjedhjet. Duket sikur Basha po bashkon dy palë gjëra, zgjedhjet brenda PD dhe turin, që të dyja bashkë e bëjnë një kryetar më të dashur. Ai po e bën këtë dhe është brenda rregullave të lojës. Nuk është faji i tij që ai është kryetar i PD. Që t’i heqësh titullin kampion dikujt, duhet të jesh disa herë më i fortë. Anëtarësia e di në mënyrë qelizore si janë grabitur votat. Nëse ata që duan të marrin karrigen e Bashës bëjnë gabim dhe nuk pranojnë vjedhjen e votave, do të digjen vetë.

Sulo: Të dielën nuk dua që të ndodhë që kontestatorët e Bashës të hyjnë si dele e zezë e të dalin si dele e qethur. Po ndodhi kjo, ne nuk kemi asnjë zhvillim përpara dhe z. Basha do ta marrë atë karrigen, do të ketë një proces të shpejtë. Por kjo nuk vlen. Nuk janë vetëm deformimet e zgjedhjeve, por janë dhe çështje të tjera, ku është PD dhe çfarë do të sjellë ajo nëse vjen në pushtet.

Zheji: Shkojmë drejt konfirmimit të z. Basha. Nuk e di nëse do të vendoset këtë të diel, apo një të diel tjetër, kjo nuk ka rëndësi. Do të bëj vetëm një krahasim, para ca vitesh, Rama ndjehej si pasues i Nanos. Pra, ishte një sfidë shumë e guximshme dhe e fuqishme e tij, kishte fizikun. Tani, sot këtë fizik e ka Veliaj. Larg qoftë, i ndodh një gjë Ramës, dihet kush e ka radhën. Te PD unë nuk shoh kush e ka këtë. Ndoshta është kjo edhe djallëzi e Bashës, që nuk ka ofruar njerëz të tillë.

Ngjarja paraprake

3 sinjale shqetësuese që ju paralajmërojnë për të ardhmen e lidhjes

Ngjarja e ardhëshme

Pacolli uron Llapin për triumfin në finale, por kritikon shtetin për këtë arsye

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian